loan without a bank account
Your browser (Internet Explorer 6) is out of date. It has known security flaws and may not display all features of this and other websites. Learn how to update your browser.
X

News Clip: Gazeta Iliria ‘Nga ëndrrat e fëminisë në Shqipëri, te kompania e filmave në Hollywood”

Gazeta Illyria
Nga Ruben Avxhiu
Numri 15-18 Prill, 2011| New York
www.illyriapress.com

www.illyriapress.com

 

DY SHQIPTARE NË HOLLYWOOD E VILMA DHE GRETA ZENELAJ F INTERVISTË E POSAÇME PËR GAZETËN “ILLYRIA”

Nga ëndrrat e fëminisë në Shqipëri, te kompania e filmave në Hollywood

Filmi i tyre i dytë, “In The Woods” (Në pyll) do të shfaqet edhe në një festival në New York si dhe në veçanti për komunitetin shqiptar në New York, në Producers Club

Nga Ruben Avxhiu

Vilma dhe Greta, faleminderit për kohën që po vini në dispozicion të gazetës “Illyria”. Filmi juaj i ri “In the Woods”, është shfaqur si premierë në Female Eye Festival, 16-20 mars, 2011 në Toronto, Kanada, në 2011 LAWomenFest, në 2011 Sonoma International Film Festival dhe tani këtu në New York në festivalin 2011 New York Film & Video. Kur janë datat për këtë të fundit? Kur do të kemi mundësi që ta shohim në New York?

Po, kemi qenë më fat që “In The Woods” (Në pyll) ka pasur sukses dhe jemi jashtëzakonisht të lumtura që do të kemi rastin që ta shfaqim edhe në një festival në New York si dhe në veçanti për komunitetin shqiptar në New York, në Producers Club.

Dy shfaqjet e filmit janë parashikuar për të shtunën në 30 prill në 6:00pm (adresa: Village East Theater 12th street and 2nd Avenue) dhe në 1 maj në 2:30 të mbasdites në Producers Club (adresa: 358 West 44th Street, në Mantahan). Për më shumë informacion mund të mësoni në faqen tonë në internet: www.coloredfilms.net dhe në “facebook”: http://www.facebook.com/event.php?eid=205843769432346

 

Si ju lindi ideja për këtë film. Nisur nga skenari shpresoj se nuk ka qenë autobiografik?

“In The Woods” nuk është autobiografik, por disa skena lidhur me kampingun si përgatitja e “smores” apo gatimi jashtë në natyrë janë nga përvoja e Vilmës kur shkoi në një kamp veror me një grup rinor të shkollës së mesme.

Në këtë film dëshironim të portretizonim një marrëdhënie ndërmjet dy të rinjve dhe mënyrën se si nxitohen duke u martuar pa e njohur mirë njëri-tjetrin. Ngjarja është shumë intriguese dhe ka shumë kthesa të papritura.

 

Keni filmuar gjithshka në vetëm dy javë. Edhe kjo do të ketë qenë një aventurë më vete. E megjithatë u emëruat si kandidatë për Çmimin Filmi Më i Mirë Debutues (“Best Debut Feature”) në Female Eye Festival. Si e mësuat që ju kishin përzgjedhur? Cili ishte reagimi i parë?

U gëzuam shumë kur morëm një mesazh me e-mail nga Drejtuesja e Festivalit Leslie Ann Coles. Na dhabesimin se gjithshka është e mundshme dhe na bëri që të ndihemi më të sigurta për rrugën që kemi nisur. Ia kaluam në mënyrë të shkëlqyer në festivalin e shquar Sonoma International Film Festival in California dhemezi po presim që të vijmë në New York.

 

Ju e keni marrë tashmë një çmim për filmin e parë që keni realizuar (filmi me titull “What Do i Do Now?” fitoi Çmimin e Komedisë më të Mirë në 2009 New York International Independent Film and Video Festival). Sa ka luajtur rol ky vlerësim i parë në punën tuaj?

E pabesueshme! Vërtet që nuk e prisnim. Thjesht të ta pranojnë filmin e parë në një festival është diçka e madhe. Pastaj të fitosh edhe çmimin e “komedisë më të mirë” ishte sit ë kapje qiellin me dorë. Jemi shumë të gëzuara që puna jonë jo vetëm ishte njohur por edhe ishte çmuar.

 

Besoj çdo film që bëni ju bën mëson gjëra të reja. A ndiheni më me përvojë pas realizimit të dy filmave?

Pa diskutim. Po mësojmë se si funksionon ky biznes; si të bëhemi më krijues; si të sillemi ndaj karaktereve të ndryshme dhe si të shijojmë procesin e filmbërjes. Duke qenë se procesi është i gjatë, nëse nuk di ta shijosh atëhere përfundon që frustrohesh.Të themi të drejtën, në bzinesin e filmit asgjë nuk arrihet për një ditë. Duhet kohë, kështu që më së paku ia vlen që të mësosh si ta vlerësosh dhe shijosh udhëtimin.

 

Ju jeni dy motra që punoni ngushtë me njëra tjetrën. Si funksionon kjo lidhje? Ju pyes sepse artistët shpesh zhvillojnë identitete individuale të cilat edhe nëse nuk përplasen shpesh është vështirë të përshtaten. Cila është përvoja juaj?

Ne jemi shumë të afërta me njëratjetrën dhe kemi qenë kështu që kur ishim të vogla, sepse jemi jo vetëm motra por edhe shoqe të ngushta. Sigurisht edhe ne kemi momentet tona. Nuk jemi i njëjti person mirëpo, kemi një ëndër të përbashkët dhe nganjëherë edhe vizione të përbashkëta. Pranimi i njëra-tjetrës është një faktor i rëndësishëm që bën të funksionojë marrëdhënia jonë. Ne jetojmë dhe punojmë së bashku kështu që nganjëherë edhe shkëputemi për të shpenzuar kohë më vete.

 

Nga jetëshkrimi juaj duket se jeni bekuar me një numër talentesh. Pse zgjodhët pikërisht kinematografinë si mënyrën më të mirë për t’u shprehur artistikisht? Si filloi kjo gjë?

Gjithmonë na pëlqente të shihnim filma të ndryshëm, ndërsa rriteshim në Shqipëri. Filmat na ofronin një mundësi arratisjeje, një ndjesi shprese drejt një bote të cilën nuk e njihnim – botën e arteve. Ishte diçka magjike të uleshe përpara ekranit në ditët e verës dhe të shihje televizor. Më pas i imitonim këto filma duke luajtur për shoqërinë dhe të afërmit.

Mund të thuhet se prirja për të bërë filma kishte filluar të hidhte rrënjë qysh në moshë të vogël. Të dyja ndanim rolet, njëra bëhej mbreti tjetra mbretëresha apo çdo gjë tjetër. Ishte dëfrim i madh. Qysh atëhere imagjinonim sikur të ishim në botën e spektaklit. Kur u zhvendosëm në SHBA patëm guximin që të përmbushnim ëndrrën tonë. Jemi të lumtura që sot kemi komapninë tonë të filmit “Colored Films” në Hollywood.

 

Cilat janë disa nga personalitetet më të preferuara që ju frymëzojnë në punën tuaj?

E preferuara e Gretës është Meryl Streep për dhuntinë dhe talentin e madh që ka dhe sepsevërtet i mishëron tërësisht personazhet në të gjitha rolet që portretizon. Edhe aksentet e saj janë një tipar shumë tërheqës për ta pasur si aktore. Për Vilmën është Lucille Ball. Asaj i pëlqen shumë fakti që përveçse krijimtarisë së bollshme ajo ishte një grua me aftësi të mëdha për biznes. Ishte një gjeni shumëplanësh. Vilma gjen frymëzim të madh nën punën e saj.

 

Ju jeni shqiptare. Nga jeni dhe si e kur erdhët në SHBA?

Ne jemi nga Shkodra por të lindura në Tiranë. (Vijojnë në shqip). Erdhëm në Amerikë pasi është edhe vendi i mundësive, si i thonë këtu. Është ëndrra e shumë njerëzve në botë për të jetuar një jetë amerikane. Vilma mbërriti në gusht të 1996-s, në Grants Pass,Oregon. Erdhi për studimet e  shkollës së mbesme. Pastaj vazhdoi studimet e larta në Waldorf College në Iowa mbasi iu ofrua një bursë studmi. Prindërit tanë erdhën me llotari në janar 1998 dhe të gjithë u vendosëm në Novi, Michigan. Vilma vazhdoi studimet në Wayne State University. Greta erdhi në Michigan në tetor 2000. Në 2002 ajo dhe një shoqe e saj u vendosën në Washington DC ku qendruan për një vit. Meqë të dyja jemi guximtare dhe ka qenë një ëndërr e jona të jemi në boten e artit, vendosëm të lëvizim në Los Angeles në janar të

2003-shit.

 

Cili është tani hapi juaj i radhës përveç promovimit të këtij filmi të ri nëpër festival? A ka ndonjë projekt të ri në horizont?

Për momentin nuk mund të flasim lirisht për projektin tonë të tretë. Por mund të themi që tregon historinë e një personazheje që vjen nga Shqipëria në SHBA dhe zbulon se jeta në Amerikë nuk është ashtu siç e kishte imagjinuar. Shumë njerëz sot, në atdheun që lamë pas, mendojnë se jeta në SHBA është e lehtë. Mesazhi i filmit është që të vlerësojmë ato që kemi në jetë dhe ata që ju rrethojnë dhe ju duan.

 

Faleminderit për intervistën dhe ju presim në New York City për tëparë filmin tuaj.

Faleminderit që na e dhatë këtë mundësi dhe ju urojmë edhe juve gjithë të mira. Jemi të lumtura që do të takohemi me komunitetin tonë shqiptar në New York dhe shpresojmë t’ju shohim në premierën e filmit “In The Woods”. | Illyria Newspaper

Related posts
  • No related posts found